Këshilltari i Kurtit: Kryeministri në SHBA do takohet me përfaqësues të qeverisë amerikane

Këshilltari i Kurtit: Do të aplikojmë në Këshillin e Evropës, 2/3 e votave i kemi të siguruara

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit, Jeton Zulfaj ka deklaruar se shefi i ekzekutivit do të zhvillojë takime me senatorë dhe kongresist në Washington DC në pjesën e fundit të vizitës në SHBA.

Zulfaj ka thënë se atje Kurti në Washington DC do të takohet edhe me përfaqësues të qeverisë amerikane.

“Pjesa e fundit e vizitës do të jetë ne Washington DC, ku do të ketë takime me senatorë, kongresistë dhe përfaqësues të qeverisë amerikane për të cilat besojë që do të njoftoheni me kohë”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai thotë se Kurti do të qëndrojë edhe javën e ardhshme në SHBA, teksa foli edhe për takimet që ka realizuar atje kryeministri.

“Do të jetë edhe javën që vjen me siguri. Janë realizuar takime me MCC në kuadër të “Kompakt” dhe po vërtetohet që mjetet janë ridestinu dhe po shkojnë prapë në drejtim të energjisë dhe ekonomisë. Takimet pastaj me gjigant të teknologjisë dhe të cilat janë me relevancë shumë të madhe për rininë tonë. Sepse nga 650 kompani që kemi rreth 70% e shërbimeve të tyre janë eksport kryesisht në SHBA dhe Evropë dhe kemi mijëra studentë që diplomojnë në universitetin në fushën e IT-së dhe kemi Start Up shumë të suksesshme këtu në Kosovë”, tha ai.

Sipas tij, Kosova ka potenciale dhe kapacitet, mirëpo nuk ka arritur t’i shfrytëzuar sa duhet në kuptim të zhvillimit të ekonomisë.