Këshilltari i ri i Albin Kurtit kundër pavarësisë së Kosovës dhe mbështetës i serbit famëkeq Mlladiq

Gjithçka që Leonora e Labi i thanë njëri-tjetrit, nga akuzat për thirrje për protestë deri te humanizmi për publik

Këshilltari i ri i Albin Kurtit kundër pavarësisë së Kosovës dhe mbështetës i serbit famëkeq Ratko Mlladiq.

Me veç një fjali, zyra e kryeministrit në detyrë të Kosovës, siç nuk ka ndodhur asnjëherë më parë në këto muaj të punës së kësaj qeverie, kanë njoftuar për emërimin e një këshilltari të Albin Kurtit, që do të udhëheq edhe Zyrën për Çështje të Komuniteteve.

Cvetko Veljkovic, një emër i panjohur më parë në politikë, e ka zëvendësuar sot si këshilltar të kryeministrit, Nenad Rashiqin.

Kjo pasi që ky i fundit dha dorëheqje nga pozitat që mbante në qeveri, pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale.

Zyra e kryeministrit nuk ka dhënë detaje lidhur me Veljkovic siç kanë bërë kur janë emëruar këshilltarët e tjerë.

Në njoftimin e nisur për media shkruhet se ai është ekonomist me profesion e vjen nga Shtërpca.

Gjithçka që Leonora e Labi i thanë njëri-tjetrit, nga akuzat për thirrje për protestë deri te humanizmi për publik

Megjithatë më shumë për qëndrimet e Veljkovic mund të vërehet nëse shikohet profili i tij në Facebook.

Këshilltari më i ri i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, përmes këtij rrjeti social ka bërë jo pak herë thirrje nacionaliste kundër kosovarëve.

Sipas tij, Kosova është pjesë e Serbisë, bombardimet e NATO’s janë gabim e gjithashtu edhe njohjet e reja.

Veljkovic ka treguar simpatinë e tij për njërin nga gjeneralët më famë keq të Serbisë, Ratko Mladic që është dënuar me burgim të përjetshëm për kryerje të krimeve kundër civilëve në Bosnjë.

Gjithçka që Leonora e Labi i thanë njëri-tjetrit, nga akuzat për thirrje për protestë deri te humanizmi për publik

Ai ka shpërndarë një këngë ku Mladic cilësohet si hero që po gjykohet gabimisht, e ku Kosova është pjesë e territorit të Serbisë.

Madje, se Kosova është Serbi, këshilltari i Kurtit e ka përsëritur edhe në ditën e pavarësisë së shtetit tonë.

Gjithçka që Leonora e Labi i thanë njëri-tjetrit, nga akuzat për thirrje për protestë deri te humanizmi për publik

Ai ka shpërndarë postimin e një faqes në Facebook që mban emrin “Kosova dhe Metohija”, në të cilin shkruhet se edhe pse është 17 shkurt, Kosova mbetet pjesë e Serbisë.

Veljkovic ka vënë në mëdyshje edhe cështjen e bombardimeve të NATO’s ndaj Serbisë e njohjet ndaj Kosovës, kur ka shpërndarë në Facebook një deklaratë të një politikani gjerman që flet për këtë cështje.

Gjithçka që Leonora e Labi i thanë njëri-tjetrit, nga akuzat për thirrje për protestë deri te humanizmi për publik

Politikan gjerman: Ne nuk duhet të kishim bombarduar Serbinë dhe ta njihnim Kosovën”, thuhet në postimin që ka shpërndarë ekonomisti nga Shtëprca që sot u emëruar këshilltar në qeveri

Express ka dërguar pyetje në zyrën e Kurtit për t’i pyetur nëse janë në dijeni për këto qëndrime të Veljkovic e nëse do të shqyrtohet pozita e tij në qeveri.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk është kthyer përgjigje.

Veljkovic që ka zënë në qeveri vendin e Nenad Rashiq, për të cilin Kurti kishte paralajmëruar bashkëpunim qysh moti, duket se është bashkëpunëtor i ngushtë i këtij të fundit.

Në zgjedhjet e fundit, ai ka garuar për deputet me koalicionin Slloboda, që për kandidat e patën vetë Rashiq.Në këto zgjedhje ai ka marrë 129 vota.

Në garë për ulësen e deputetit të Kosovës, Veljkovic kishte qenë edhe në vitin 2017-të, mirëpo, kishte arritur që t’i marrë vetëm 197 vota.

Gjithçka që Leonora e Labi i thanë njëri-tjetrit, nga akuzat për thirrje për protestë deri te humanizmi për publik

Gjithçka që Leonora e Labi i thanë njëri-tjetrit, nga akuzat për thirrje për protestë deri te humanizmi për publik

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !