Kështu u shërbehet iftari dhe syfyri agjëruesve të karantinuar

Sqarim nga Qeveria: Letra e Kurtit për Pence kishte të bënte me Thaҫin e jo me Grenellin

Agjëruesve të karantinuar u shërbehet iftari dhe syfyri.

Disa prej të karantinuarve në Qendrën e Studentëve janë duke agjëruar.

Tani në muajin e Ramazanit disa persona që janë të vendosur në Qendrën e Studentëve janë duke agjëruar dhe stafi është duke u përkujdesur që t’ua sigurojë shujtat për iftar dhe syfyr.

Zyra e komunikimit për medie në Ministrinë e Shëndetësisë, ka bërë të ditur për lajmi.net, se të gjithë ata që janë të vendosur në Qendrën e Studentëve dhe që agjërojnë, ushqimi për iftar dhe syfyr servohet në ora 19:00.

Menyja përfshinë gjësende të ndryshme, si gjellra, mish, pemë, perime e ëmbëlsira.

“Me fillim të Muajt të Ramazanit, në bazë të kërkesave të karatinuarve në hapësirën e Qendrës së Studentëve, është bërë ri-organizimi i orarit të shujtave si më poshtë: Për personat që agjërojnë, ushqimi servohet në orën 19:00 (në kohën e Iftarit). Me këtë shujtë u dërgohet edhe Syfyri. Shujta për Iftar përmban: gjellën kryesore të shoqëruar me mish, si dhe 1 litër uji, jogurt, lëng pemësh dhe ëmbëlsirë. Shujta për Syfyr përmban: Thelë mishi (pashtetë), djathë, salsiçe (virshlle), xhem, suxhuk ose mish i bardhë i fërguar, të shoqëruara me 2 pemë, uji, lëng, qumësht”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas MSH-së, deri më tani në Qendrën e Studentëve deri më tani, janë përgatitur, paketuar dhe shërbyer rreth 70 mijë shujta.

Po ashtu Divizioni i Komunikimit me Publikun në MSH ka sqaruar për lajmi.net, se të gjitha shpenzimet janë duke u realizuar nga buxheti vjetor i Qendrës së Studentëve dhe se akoma nuk është bërë ndonjë analizë financiare nga kjo qendër.

“Në aspektin financiar, Qendra e Studentëve ende nuk e ka bërë një analizë, pasi që të gjitha shpenzimet janë duke u realizuar nga Buxheti Vjetor të Qendrës së Studentëve, dhe në kuadër të kontratave të rregullta, të lidhura më herët, që janë përdorur për furnizim me artikuj ushqimor për studentë. Në përfundim të periudhës së karantinës në Qendrën e Studentëve do të bëhet një analizë e kostove që janë bërë nga Buxheti Qendrës së Studentëve”, ka treguar për lajmi.net zyra e divizionit të komunikimit me publikun.

Theksojmë se si mënyrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Qeveria e Kosovës më 17 mars të këtij kishte marrë vendim që Qendrën e Studentëve ta shndërrojë në karantinë.

Sipas këtij vendimi, të gjithë qytetarët që vijnë nga shtetet e ndryshme do të qëndrojnë në karantinë për një periudhë dy javore.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !