Njihuni me disa nga rregullat për qarkullimin e trotinetëve elektrikë në Prishtinë.
Me rritjen e numrit të përdoruesve të trotineteve elektrik, është shfaqur edhe nevoja për vendosjen e rregullave të qarkullimit të tyre.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se së shpejti kjo çështje do të rregullohet me ligj.
Nënkryetari Alban Zogaj ka prezantuar disa nga rregullat për qarkullimin e për E-Scooters:
Mjetet elektrike me dy ose më shumë rrota të drejtuara me timon mekanik, sisteme të frenimit, sinjalistikë, bori dhe që vihen në lëvizje nga një motor elektrik i nënshtrohen rregullave të trafikut dhe kushteve të përcaktuara sipas Ligjit për automjete të Republikës së Kosovës.
Fuqi maksimale 500W
Shpejtësia maksimale 25km/h
Mosha 15 plus
-Ndalohet ngasja në pjesë të gjelbëruara.