Kjo është gjendja e imamit të mizorisht në Lupç

Një imam është rrahur brutalisht në Podujevë.

Mbrëmë është rrahur brutalisht imami i xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha. Sipas Bashkësisë Islame dhe njerëzve të afërt të imamit, ai ka pësuar lëndime të rënda dhe po trajtohet në QKUK.

Në një fotografi, të publikuar nga “Insajderi”, imami shihet në gjendje të rëndë dhe i fashuar në gjithë pjesën e kokës dhe në dorën e majtë.

Të dyshuar për rrahjen e imamit janë tre vëllezër nga i njëjti fshat, të cilët i ka arrestuar Policia, raporton Gazeta Express.

Një nga vëllezërit e këtyre të treve i ka thënë Televizionit 7 se në fakt ai dhe vëllau i tij i arrestuar e kanë gjetur hoxhën të rrahur dhe e kanë lajmëruar policinë.
““Une me vllaun tem atdheun ishum tuj shku ne xhami për namazin e jacisë, aty ishin 1 minut përpara te xhamia qe fillon ezani, tuj shku aty e pamë imamin e xhamisë të shtrirë në tokë përpara rrethojave të xhamisë, ishte i gjakosur edhe kokën e kishte të gjakosur, ishte i mbulum me gjak, pastaj unë e thirra policinë, 192, pas policia me orientoi me thirrë 194 emergjencën pastaj e thirra edhe emergjencën edhe ju thash dërgone sa ma shpejt një njësi se është imami i xhamisë se Lupcit i lendume rende”, ka thënë Sh.M, 17-vjecar.

Bekim Jashari, kryeimam i Bashkësisë Islame ka thënë se imami ka raportuar zyrtarisht në BIK problemet që i ka pasur me ata që, sipas tij, kanë dashur të shtyjnë “një islam ndryshe”.