Kjo është paga e saktë e Vedat Muriqit te Mallorca

Renato Sanches pritet të nënshkruaj me këtë klub të mërkurën!

Vedat Muriqi iu bashkua së fundmi Mallorcas për t’u larguar përfundimisht nga Lazio, ku nuk e kishte gjetur veten.

Nga shitja e tij, klubi “Biancocelesti” i fitoi rreth 10 milionë euro.

Ndërkohë, për lojtarin spekulohej se do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare, deri në verën e vitit 2026.

Por, në fund ai nënshkroi për pesë vjet, pra deri më 2027.

Muriqi paguhej në Lazio 5 milionë euro bruto në vit dhe të njëjtën rrogë do ta merrte në Mallorca, nëse do të nënshkruante për katër vjet, shkruan mediumi spanjoll “UltimaHora”.

Renato Sanches pritet të nënshkruaj me këtë klub të mërkurën!

Por, prizrenasi e pranoi uljen e rrogës në 4,3 milionë euro bruto, vetëm për të nënshkruar më gjatë, pra për pesë vjet.

Më saktësisht, Muriqi do t’i marrë diku mbi 2 milionë euro neto në vit në klubin ishullor spanjoll.

Ish-futbollisti i Fenerbahçes e pati një gjysmë sezoni mjaft pozitiv në La Liga, ku i realizoi 5 gola dhe i bëri 3 asistime në 16 ndeshje.

Tash, “Pirati” synon ta vazhdojë këtë formë solide dhe të kontribuojë në sukseset e Mallorcas.