Kjo pritet të jetë e ardhmja e Coutunhos

Milan dhe Barcelona po e bëjnë shkëmbimin e madh

Gerrard e zbulon planin që e ka për Coutinhon

Steven Gerrard nuk e ka ndërmend ta lëshojë Philippe Coutunhon.

Ylli brazilian është i huazuar në Aston Villa nga Barcelona, por klubi anglez, me insistimin e trajnerit të tij, synon ta blejë kartonin e futbollistit.

Trajneri anglez është i vendosur për ta mbajtur ish-futbollistin e Interit, Espanyolit, Liverpoolit e Bayern Munichut në Birmingham.

“Unë muj ta përsëris: jam ekstremisht i vendosur për ta mbajtur Coutinhon këtu për një periudhë afatgjate. Ne jemi duke provuar dhe jemi të një mendimit”, ka thënë legjenda e Liverpoolit, i cili tash është trajner i dikur bashkëlojtarit të tij tek “Reds”.

Spekulohet se Aston Villa mund ta transferojë Coutinhon për 40 milionë euro.

Në garë për përfaqësuesin brazilian është futur edhe Newcastle.

Edhe vetë futbollisti brazilian dëshiron ta vazhdojë karrierën në Angli pasi eksperienca e tij në “Camp Nou” ishte dëshpëruese.