Klinaku thirrje protestuesve: Qëndroni të qetë, nuk kemi punë me Policinë por me Qeverinë

Tensionohet situata, veteranët futen në objektin e Kuvendit të Kosovës

Ka nisur protesta e veteranëve të Kosovës.

Ata janë mbledhur para ndërtesës së Kuvendit nën brohoritjet “UÇK”.

Organizuesit e kësaj proteste kanë kërkuar të protestohet qetësisht.

U.d. u kryetarit të veteranëve të “UÇK”, Faton Klinaku, ju ka kërkuar protestuesve të qëndrojnë të qetë dhe të mos e sulmojnë Policinë e Kosovës.

“Protestat tona do të vazhdojnë çdo herë që këta (deputetët) do të mbajnë seancë, ne do të jemi këtu. Tërhiqeni ligjin sepse deputetët që votojnë një ligj të tillë nuk e kanë vendin në Kuvend”, ka thënë ai.

Veteranët kanë paralajmëruar se nuk do t’i ndalin protestat, deri në realizimin e kërkesës së tyre.