Komisioneri i BE-së: Kosova do të përfitojë rreth 100 mijë vaksina nga Pfizer


Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi po qëndron sot në Kosovë, ku ka parë për së afërmi procesin e vaksinimit në sallën “1 tetori” në Prishtinë.

Varhelyi theksoi se ka qenë një detyrë e rëndë për t’i marrë vaksinat, por ato tashmë kanë arritur.

Ai shtoi se BE-ja është duke sjellë në tërë Ballkanin Perëndimor rreth 600.010 mijë vaksina.

“Ka qenë një detryrë e rëndë për ti marrë vaksinat por ja ku janë. Jemi duke sjellë rreth 600.010 mijë vaksina për Ballkanin Perëndimor, ku Kosova do të pranoj gati 100 mijë vaksina nga Pfizer/Biontech. Mendoj se ky është kontributi më i rëndësishëm që bëjmë për Kosovën, pasi pandemia do të përfundoj vetëm pasi që të vaksinohen të gjithë”, tha Varhelyi.

Komisioneri i BE-së më tej theksoi se kanë qëndruar afër Kosovës gjatë gjithë pandemisë.

“Kemi filluar që në mars të vitit të kaluar duke ofruar pajisje mjekësore, dhe për të shpëtuar ekonominë. I kemi ofruar ndihmë financiare që të luftoni pandeminë dhe tani kemi filluar me vaksina .Jam i lumtur që sot shoh të gjithë këta persona duke u vaksinuar. Kjo tregon që ne kujdesimi për Ballkanin Perëndimor dhe për Kosovën”, u shpreh Varhelyi.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...