Komiteti Shqiptar i Helsinkit kundër projektligjit për përgjimet pa autorizimin e Prokurorisë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) reagoi në lidhje me përgjimet pa autorizimin e Prokurorisë.

Organizata shprehet se përshëndet qëndrimin e Prokurorisë së Përgjithshme, si dhe përgjimet pa leje të organit të akuzës kanë rrezik të dobësojnë pavarësinë e gjyqësorit.

Gjithashtu, KSHH tërheq vëmendjen dhe shpreh shqetësimin për mungesën e një procesi konsultimi dhe gjithëpërfshirje, me organizatat e shoqërisë civile, gjatë hartimit dhe diskutimit këtyre dy akteve ligjore pjesë e paketës anti-kck.

NJOFTIM PËR SHTYP

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) u njoh me njoftimin në media, ku është publikuar propozimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (pjesë e SPAK) dhe Prokurorit të Përgjithshëm, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë lidhur me projektligjin për ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit. Në këtë projektligj parashikohen përgjime të shtetasve me vendim nga titullarët e strukturave të policisë vendore, pa autorizimin e organit procedues (gjykatës/prokurorisë) si dhe parashikohet ngritja e Komitetit Kombëtar të Politikave për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar që kryesohet nga Ministri i Brendshëm.

KShH bashkërisht me disa organizata të tjera të shoqërisë civile, qysh në fund të vitit të kaluar por edhe në fillim të këtij viti, ka reaguar publikisht kundër nenit 8 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, që krijonte Komitetin Kombëtar të Koordinimit që drejtohet nga ministri i Brendshëm, në përbërjen e të cilit përfshiheshin si Prokurori i Përgjithshëm edhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. (qëndrimi i plotë mund të aksesohet në linkun https://ahc.org.al/oponence-ligjore-per-aktin-normativ-me-…/

Gjithashtu, KShH bashkararisht me 21 organizata të shoqërisë civile ka reaguar më herët, në dt. 14 Shkurt të këtij viti edhe për projektligjin e kundërshtuar së fundmi nga Spak dhe Prokurori i Përgjithshëm (deklaratë që mund të akesohet në linkun https://ahc.org.al/deklarate-per-shtyp-ndryshimet-e-propoz…/) Në këtë reagim, organizatat e shoqërisë civile shprehin shqetësimin duke argumentuar se ndryshimet e propozuara në ligjin për policinë e shtetit dobësojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe rrezikojnë të drejtën për privatësi.

KShH përshëndet reagimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme lidhur me ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit, duke i vlerësuar të bazuara dhe të argumentuara objeksionet e paraqitura nga këto institucione të rëndësishme kushtetuese të pavarura. Por nga ana tjetër dëshirojmë të tërehqim vëmendje për mosreagimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme, lidhur me nenin 8 të Aktit Normativ me fuqinë e ligjit, i cili tashmë është miratuar nga Kuvendi, ku sikurse kemi evidentuar më sipër, në të njëjtën mënyrë është parashikuar ngritja e Komitetit të Politikave që na në përbërje të tij përfaqësues të ekzekutivit, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorin e Përgjithshëm.

KShH vëren se Komiteti Kombëtar për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar i parashikuar në nenin 8 të aktit normativ me fuqinë e ligjit të miratuar nga Kuvendi si dhe në nenin 7/1 të projektligjit për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit (nr.108/2014) cenon pavarësinë e organit të prokurorisë dhe parimin e ndarjes së pushteteve.

Në përfundim, KSHH tërheq vëmendjen dhe shpreh shqetësimin për mungesën e një procesi konsultimi dhe gjithëpërfshirje, me organizatat e shoqërisë civile, gjatë hartimit dhe diskutimit këtyre dy akteve ligjore pjesë e paketës anti-kck.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !