Komuna e Prishtinës hap tender për ndërtimin e strehimores për qentë endacakë

Udhëtarët nga Kosova për Aeroportin e Kukësit: Është më lirë sesa në Prishtinë

Qenët endacakë vazhdimisht ka qenë problem i madh.

Problemit të kamotshëm të qenve endacakë në kryeqytet duket se shpejt do t’i vijë fundi.

Kjo pasi Komuna e Prishtinës ka hapur tender për strehimin e tyre. Sipas njoftimit, tenderi është hapur dje, 17 qershor 2022. Afati i fundit për pranimin e tenderëve është 27 qershor 2022.

Në bazë të njoftimit, komuna ka arritur të marrë edhe lejen e ndërtimit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Për ndërtimin e kësaj strehimore, Komuna ka ndarë 249 mijë euro. Ndryshe, edhe Qeveria e Kosovës në fund të muajit qershor pritet të miratojë strategjinë kombëtare për trajtimin e kësaj çështjeje.

Kështu pati bërë të ditur ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në Kuvendin e Kosovës, pasi ishte pyetur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, se kur do të gjendet një zgjidhje konkrete për qentë endacakë.

“Ky është një nga shqetësime kryesore ditëve të fundit. Ne si ministri kemi nxjerrë një vendim më 16 shkurt që të formohet një grup punues për hartimin e një strategjie kombëtare. Në fund të qershorit do ta kemi të miratuar në Qeverinë e Kosovës strategjinë kombëtare për qentë endacakë”, pati deklaruar Krasniqi.

Hartimi i strategjisë kombëtare për menaxhimin e qenve endacakë ishte premtim i kryeministrit Albin Kurti.

Ai pati thënë se Qeveria do të kërkojë po ashtu ndihmë edhe nga akterët, partnerët e huaj në mënyrë që mjetet financiare të mos jenë problem për zbatimin e masave dhe projekteve të qëndrueshme e humane për menaxhimin e popullsisë së qenve, ashtu që Kosova sa më parë të mos ketë më qenë endacakë në rrugë.