Konjufca: Gërvalla duhet ta shkarkojë Martin Berishajn, nëse ka diçka të vërtetë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar rastin e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, për të cilin mediat sllovene raportuan se është përfshirë në një skandal të madh financiar atje.

Konjufca ka thënë se nëse ka del diçka e vërtetë nga këto raportime, Ministrja Donika Gërvalla duhet ta shkarkojë Berishajn.

Ai ka thënë se shteti i Kosovës i ka mobilizuar të gjitha resurset për t’u marrë me këtë rast.

“Tash, shteti kur përballet me një fenomen të tillë i mobilizon të gjitha resurset për më marrë vesh cka ishte kjo punë. Edhe shteti i Kosoovës i ka mobilizuar të gjitha resurset edhe relacionet që i ka me shtetet ku ndodhi kjo. Dmth kjo ndodhi në relacionin mes Malit të Zi dhe një kompanie që po pretendohet ose pronë ose mund t’i ketë aksionet z.Berishaj aty, edhe në Slloveni ku kishte lidhje me atë, ajo kompania publike energjetike e Sllovenisë me emrin GEN’I dhe tash çështja është kështu. Nëse ka bazë dhe diçka është e vërtetë, Ministrja Gërvalla unë mendoj që menjëherë duhet të veprojë dhe ta shkarkojë z.Berishaj, por nëse ti e bën këtë gjë pa i verifiku burimet, veç pse tha dikush në Slloveni në një betejë zgjedhore për me mujt kundërshtarin dhe pastaj shteti reagon përmes një tabloidi, krejt shteti mobilizohet edhe e merr një veprim dhe pastaj del e kundërta, unë mendoj që dëmi është edhe më i madh. Dëmi pastaj është i parikuperueshëm”, ka deklaruar Konjufca.

Tutje, ai ka thënë se nëse del një skandal i tillë, përgjegjësia shkon deri te nivelet shtetërore.

Sipas tij, kur largohet një ambasador prej pozicionit, s’është mirë që të kthehet më në atë pozitë, meqenëse është “simptomë” e një shteti joserioz.

“Nëse del një skandal i tillë, përgjegjësia shkon deri te nivelet shtetërore. Pastaj përgjegjësia, një pjesë e përgjegjësisë së caktuar më kap edhe mua. Sepse të gjithë ne, mbase edhe ju, e njehni z.Berishaj në mënyrë të caktuar. P.sh unë e njoh si professor të nderuar, i cili ka edhe plot libra që i lexojnë ehe studiusit e Sllovenisë edhe ka dhënë mësim edhe në Kosovë dhe duke e njohur si personalitet të tillë, ama vetëm sit ë tillë, dhe si të tillë e njohin mijëra qytetarë të Kosovës dhe jo për ndonjë aspekt tjetër, ne e kemi vendos ambasador për shkak të këtyre cilësive, jo për shkak të ndonjë gjëje tjetër. Dhe atij psh iI ndodh në një shtet tjetër diçka që mund po konsiderohet, hajde po e quajmë skandal masi po doni ju, dhe çfarë përgjegjësie më rrok mu. Mua më rrok përgjegjësia pse nuk e kam njohur më mirë. Unë ndoshta edhe nuk kam mujt me njoft ma mirë. Unë s’kom burime me ditë në cilën kompani të Malit të Zi që është e regjistrume ai ka aksione”, ka thënë Konjufca në RTK.

Sipas Konjufcës, rezultati i hetimit nga Agjencia Kundër Korrupsionit do t’i ndihmonte institucionet e vendit si të veprojnë në këtë rast.

E përmendja e kryeministrit Gollob, thotë se mund t’i lëkundë marrëdhëniet miqësore mes Kosovës dhe Sllovenisë.

“Kur jemi të filtrat, na ka thënë poashtu edhe Agjencia Antikorrupsion që është duke u marrë me të dhe një rezultat i saj do të mund t’I ndohmonte institucionet e Kosovës se si të veprojnë, ama të vepron shteti automatikisht për shkak të një tabloidi mendoj që është gabim. Edhe e dyta i qëndroj asaj për z.Gollob. Unë mendoj që z.Gollob s’duhet të përfshihet fare, e mediat tona e kanë përfshi shumë fatkeqësisht dhe mendoj që kjo mund t’i lëkund marrëdhëniet tona me shtetin e Sllovenisë, sepse tek e fundit ai është kryeministri I një shteti, me të cilin kemi marrëdhënie shumë miqësore”, ka deklaruar kryekuvendari.