Koronavirusi prek Arqipeshkvin e Shkodrës, Imzot Angelo Massafra/ Dërgohet për kurim në Itali


Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra, është infektuar me koronavirus, por për fat të mirë, gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme.

Imzot Massafra ka bërë analizat dhe ka dalë pozitiv me Covid-19. Për të parandaluar simptoma të tjera, ai do të transferohet sot për një mjekim më të specializuar në spitalin “Miulli di Acquaviva delle Fonti” në Bari të Italisë.

“Jemi të sigurt për profesionalizmin e personelit mjeko-sanitar që po ndjek dhe që do të vazhdojë të ndjek ecurinë e sëmundjes së Arqipeshkvit, por i besohemi edhe lutjes së të gjithëve dhe të secilit që mëshira e Zotit të tregohet me hirin e shërimit për të dhe për të gjithë të prekurit nga kjo sëmundje.

Në ditët e ardhshme, duke filluar që nga shtrimi dhe në vazhdim, sapo të kemi njoftime nga drejtoria e spitalit, do informoheni në mënyrë të rregullt”, thuhet në deklaratën e zyrës së shtypit të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë.

The post Koronavirusi prek Arqipeshkvin e Shkodrës, Imzot Angelo Massafra/ Dërgohet për kurim në Itali appeared first on Zonë E Lirë.


Mundesia me shume...
Pamje me shume...