Koronavirusi ‘pushton’ Shqipërinë, 1,236 persona infektohen në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 5,694 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,236 qytetarë.

Rastet e reja janë nga bashkitë: 584 në Tiranë, 68 në Shkodër, 62 në Durrës, 59 në Elbasan, 45 Vlorë, 42 në Fier, 40 në Sarandë, 32 në Lushnje, 28 në Lezhë, 26 në Kamëz, 19 në Gjirokastër, 15 në Berat, 14 në Mallakastër, Korçë, 11 në Vorë, Mat, Pogradec, 10 në Vau i Dejës, Kurbin, Tepelenë, Skrapar, 9 në Përmet, 8 në Himarë, 7 në Kuçovë, Belsh, 6 në Dibër, Divjakë, Dimal, Peqin, Gramsh, 5 Pukë, 4 në Malësi e Madhe, Kukës, Patos, Këlcyrë, Prrenjas, 3 në Tropojë, Shijak, Krujë, Kavajë, Poliçan, 2 në Rrogozhinë, Delvinë, 1 në Has, Mirditë, Klos, Selenicë, Dropull, Memaliaj, Maliq, Kolonjë, Librazhd, Cërrik.

Janë 7,952 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 107 pacientë, nga të cilët 15 anë në gjendje më të rënduar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Elbasani 58 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 73 dhe 83 vjeç, një qytetar nga Tirana 76 vjeç.

Janë shëruar 329 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,077 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 Janar 2022)

Raste të reja ditore 1,236

Të shëruar në 24 orë 329

Të shtruar në spitale 107

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 5,694

Testime totale 1,500,696

Raste pozitive 213,257

Raste të shëruara 202,077

Raste Aktive 7,952

Humbje jete 3,228

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3,761

Fier 789

Durrës 708

Shkodër 531

Elbasan 509

Vlorë 494

Berat 312

Gjirokastër 260

Lezhë 228

Korçë 161

Dibër 124

Kukës 75