Kosova aplikon për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Rama për anëtarësimin në Këshillin e Evropës: E mbështesim Kosovën, na vjen keq për Serbinë

Republika e Kosovës sot edhe zyrtarisht dorëzoi aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Ajo njoftoi se nga sot fillojnë procedurat për shqyrtim të kërkesës nga ana e Këshillit, derisa tha se është optimiste që Kosova do të jetë anëtare e kësaj organizate të të drejtave të njeriut.

“Dorëzuam kërkesën për anëtarësim në Këshill të Europës. Sot hapëm një kapitull të ri për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë, e cila do të kalojë në instancat të ndryshme të Këshillit të Europës dhe Asamblesë Parlamentare dhe për fund edhe të Këshillit Ministror. Kosova është vendi më demokratik në rajon, Kosova është vendi më proeuropian në rajon dhe është vendi më optimist në rajon. Prandaj, Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Europës një ditë e më parë. Kjo procedurë që e kemi nisur sot do të përfundojë me anëtarësim të plotë të Kosovës në Këshill të Europës dhe me këtë me forcim të të drejtave të qytetarëve të Kosovës dhe qasje të tyre në instanca europiane”, bëri të ditur kryediplomatja kosovare. (INA)