Kosova me koston më të lirë të jetesës në Ballkanin Perëndimor

Vendi ynë vazhdon të përballet me ngritje të çmimeve.

Kosova ka koston më të lirë të jetesës, krahasuar me vendet e tjera në Ballkanin Perëndimor.

Indeksi i shpenzimeve për jetesë llogaritet në bazë të çmimit të banimit, ushqimeve, restoranteve dhe fuqisë blerëse, raporton REL.

Kështu, nga 139 vende, sipas numbeo.com, Kosova radhitet në pozitën e 134, kurse nga vendet me koston më të lartë të jetesës në Ballkanin Perëndimor, është Kroacia në pozitën e 59.

Në nivel global, Zvicra dhe Bermundet janë dy vendet me koston më të lartë për jetesë kurse në Pakistan dhe Afganistan, kosotoja e jetesës është më e lira.