Kosova ka regjistruar katër viktima dhe 1.401 raste të reja me koronavirus, bëri të ditur më 23 korrik Ministria e Shëndetësisë (MSH).
Rastet e reja dalin pas testimit të 3.716 mostrave apo 37.70 për qind e tyre dolën pozitivë për sëmundjen COVID-19.
Në 24 orët paraprake janë shëruar 1.219 persona, bëri të ditur MSH-ja.
Raste aktive me koronavirus në Kosovë janë 9.408.
The post Kosova regjistron katër viktima dhe mbi 1.400 raste të reja me Covid appeared first on Albinfo.