Kosovari që mashtroi për viza sllovene, përfitoi 20 mijë euro

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, meqenëse dyshohet se para dy vjetësh ka mashtruar dy persona, duke ua marrë 19 mijë e 500 euro.

Sipas raportit 24 orësh, i dyshuari ua kishte marrë këto para viktimave, duke u thënë se do t’u sigurojë viza sllovene dhe për të fituar grante në Ministrinë e Bujqësisë.

“Rr. Mujë Krasniqi, Prishtinë 2020. Është arrestuar një i dyshuar, mashkull kosovar, nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë, duke u marrë para në këmbim të vizave sllovene dhe për të fituar grante në Ministrinë e Bujqësisë. Për këto marrëveshje viktimat kanë paguar para në vlerë 19.500 euro dhe material ndërtimor. Me vendim të prokurorit, i dyshuarit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

The post Kosovari që mashtroi për viza sllovene, përfitoi 20 mijë euro appeared first on Albinfo.