Kosovari voziti mbi 185 kilometra në orë, gjobitet me 300 euro

Voziti mbi 185 kilometra në orë, gjobitet me 300 euro kosovari.

Policia e Kosovës ka gjobitur një person me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i automjetit.

Sipas policisë, i njëjti ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 187 kilometra në orë në autostradën “Arben Xhaferi” në zonën e kufizimit të shpejtësisë prej 120 kilomtra në orë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke vazhduar ndërmarrja e masave dhe veprimeve policore kundër personave që rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.