Kosovë, Gjykata Kushtetuese shqyrton me urgjencë dekretin e presidentit 

Infermierët, video në “TikTok” duke kërcyer me kufomën

Infermierët, video në “TikTok” duke kërcyer me kufomën

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njoftoi se do ta trajtojë me urgjencë kërkesën e Vetëvendosjes për të vlerësuar kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili dekretoi një ditë më parë Avdullah Hotin për kryeministër të ri të vendit.

“Në kërkesë, deputetët parashtrues kanë kërkuar nga Gjykata edhe vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e zbatimit të Dekretit në fjalë”, thuhet në njoftim. Në perputhje me këtë kërkesë, Gjykata ka kërkuar nga palët e përfshira që komentet për caktim të masës së përkohshme t’i dorëzojnë në emailin zyrtar të saj gjatë ditës së sotme në orën 12:00. Komentet me meritat e kërkesës, t’i dorëzojnë në Gjykatë deri në 8 maj 2020, në orën 16:00″, theksohet më tej.

Bazuar në këtë afat kohor, mbase gjykata mund të marrë vendim shumë shpejt lidhur pezullimin ose jo të zbatimit të dekretit të shpallur nga presidenti. Vetëm pak çaste pas shpalljes së dekretetit të Thacit, Lëvizja Vetëvendosje iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me pretendimin se presidenti ka marrë një vendim kundër-kushtetues.

Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar në Kuvend, kërkesën me 61 firma të deputetëve për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të shtunën, në 2 maj, me pikën e vetme në rend dite zgjedhjen e qeverisë së re. Vendimi i presidentit Thaçi pason votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë Kurti në kuvend, në 25 mars.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !