Kryediplomati turk në Kosovë darkon me disa ministra

Latifi del në punë pas ndërhyrjes kirurgjike që kishte

Sonte në Kosovë ka arritur ministri turk.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevut Çavusoglu, sot rreth orës 19:00 ka mbërritur në Kosovë. Ai u prit nga Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gervalla.

MPJ njofton se pas arritjes, kryediplomati turk ka darkuar me disa ministra, ku ndër ta ishin prezentë ministri i Infrastukturës, z.Liburn Aliu, ministrja e Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, ministri i Shëndetësisë, z. Rifat Latifi, ministri i Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka, si dhe ambasadorët e dy shtetve përkatëse, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

Në këtë darkë ështëbiseduar për bashkëpunimin mes dy shteteve dhe projektet e përbashkëta.