Kryeministri Hoti nënshkruan vendimin për emërimin e Samedin Mehmetit Drejtor të Policisë

Hoti nënshkruan vendimin për emërimin e Samedin Mehmetit Drejtor të Policisë.

Kryeministri Avdullah Hoti ka nënshkruar sot vendimin për emërimin e Samedin Mehmetit si Drejtor i Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate drejtuar mediave.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, në bazë të rekomandimeve të Qeverisë dhe duke u bazuar në Raportin e Komisionit për Emërime të Larta në Polici, e ka nënshkruar sot vendimin për emërimin e z. Samedin Mehmeti, Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Sipas ZKM’së, Mehmeti ka marrë vlerësimet më të larta dhe më së shumti pikë nga anëtarët e Komisionit për Emërime të Larta në Polici, puna e të cilit është monitoruar nga Ambasada Britanike në Prishtinë.