Kryeministri në detyrë zhvilloi bisedë telefonike me përfaqësuesit e Sanxhakut, bisedojnë rreth gjendjes së coronavirusit

Komuna e Ferizajt delë nga karantina

Kurti zhvilloi bisedë telefonike me përfaqësuesit e Sanxhakut, bisedojnë rreth gjendjes së coronavirusit.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vendosur kontaktet dhe ka zhvilluar biseda telefonike me përfaqësues të Sanxhakut, përkatësisht me Jasmina Curić, Kryetare e Këshillit Kombëtar Boshnjak, me Hazbo Mojović, Kryetar i Komunës së Sjenicës, dhe me Kenan Hot, Kryetar i Komunës së Tutinit.

Kryeministri u interesua rreth gjendjes në këtë rajon, në veçanti mbi luftimin dhe parandalimin e shpërndarjes së pandemisë COVID-19.

“Të gjithë po ballafaqohen me të njëjtat sfida. Deri më tani situata është e menaxhueshme dhe shpresëdhënëse drejt daljes nga kjo krizë shëndetësore.Kryeministri shprehu mbështetjen dhe solidarizimin e tij dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës me krahinën e Sanxhakut në luftën e përbashkët kundër këtij armiku të padukshëm. Të gjithë u pajtuan që të vazhdohet komunikimi dhe bashkëpunimi”, thuhet në komunikatën qeveritare.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !