Kryeministri Rama e nis ditën me një lajm të mirë: Në zonën e rilindur historike të Vlorës…

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diele me një lajm të mirë. Rama bën të ditur se së shpejti, në zonën e rilindur historike të Vlorës do të kemi edhe Muzeun e Shpëtimit të Hebrenjve, i cili do të jetë një atraksion turistik i veçantë. Një muze bashkëkohor, me dëshmi, zëra e imazhe që dëshmon mikpritjen e shqiptarëve, pavarësisht vështirësive me të cilët duhet të përballeshin. “MIRËMËNGJES dhe me lajmin se së shpejti në zonën e rilindur historike të Vlorës, do të kemi edhe Muzeun e Shpëtimit të Hebrenjve, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan kryeministri Rama. The post Kryeministri Rama e nis ditën me një lajm të mirë: Në zonën e rilindur historike të Vlorës… appeared first on Hapur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !