Kryenin abonime pirate, arrestohen dy persona në Korçë (Emrat)

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shkelësve, autoritetet finalizuan operacionin policor të koduar “Pirateria 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Oltion Shahinasi 27 vjeç dhe Kostika Naumi, 60 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasit e mësipërm, duke qenë të palicensuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) si dhe duke shfrytëzuar piraterinë, kryenin abonime për paketa të ndryshme televizive, kundrejt fitimit.

Vlerat e përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm këta shtetas nuk i kishin deklaruar pranë organeve tatimore, duke kryer fshehje të ardhurash.

Gjatë kontrollit të ushtruar në njësinë e shitjes në pronësi të 27-vjeçarit, në lagjen nr. 10, u gjetën aparate që përdoreshin për transmetime pirate televizive dhe një sasi lekësh të cilat dyshohen të jenë siguruar nga kjo veprimtari, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Shkelja e të drejtave të autorit”, “Fshehja e të ardhurave”.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !