Kryeparlamentari Konjufca sot takon Thaçin e Veselin në Hagë

I plagosur edhe një 16 vjeçar, policia jep detaje për vrasjen e rëndë në Vërmicë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të vazhdojë edhe sot takimet me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po mbahen në Hagë.

Ai sot, pritet të takohet me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

Konjufca dje është takuar me Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Pjetër Shalën, Hysni Gucatin e Nasim Haradinajn.

Kujtojmë që Gucati e Haradinaj janë dënuar më 4 vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale.