Kryetari i Suharekës i shqetësuar me daljen e madhe të njerëzve nëpër qytet

Yllka e merr veten pas lindjes, shfaqet e lumtur pranë burrit

Rrugët kanë nisur të mbushen me qytetarë pas lehtësimit të masave.

Komuna e Suharekës nga sot është hequr nga zona e karantinimit. Kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës. Kjo e fundit tashmë ka vënë në dispozicion edhe masat e reja të lëvizjes. Por siç duket në Suharkekë këto masanuk po respektohen sa duhet nga ana e qytetarëve. Atje, banorët kanë nisur që të dalin më shumë se sa zakonisht. Kjo u bë e ditur nga vet kreu i kësaj komune në një lidhje direkte për Express, Bali Muharremaj

“Ne tash jemi hequr nga karantina. Unë sot po shoh shumë tollovi nëpër qytet. Unë e ftova komantantin e policisë që të monitoroj situatën me këto masat e reja, t’i shophin pikat.. Edhe kjo javë për neve është shumë me rëndësi. Nuk ka vend për kënaqësi. Masat duhet që të vazhdojnë edhe tutje. Numri ka mundësi që të rritet, por nëse i respektojmë masat, numrat mund edhe më tutje të zvogëlohen”, tha ai.

E në komunën e Suharekës tashmë një person ka ndërruar jetë si pasojë e përballjes me Covid 19. Ndërkohë 35 persona të tjerë janë infektuar. Gjendja shëndetësore e tyre është e mirë.

“Gjendja për momentin është e qetë. I kemi pasur 36 të infektuar, njëri nga ta ka ndërruar jetë. Sot i presim edhe rezultatet për 16 persona të tjerë që do të r-testohen”, thotë kryetari.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !