Kur mund të tërhiqen paratë e Trustit?

Vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë

Kuvendi ka votuar Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë që 212 milionë euro mund të tërhiqen nga qytetarët.

Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike u përmend qysh moti.Por hapa konkretë për jetësimin e tij, u morën këtë të premte kur edhe u votua në Kuvendin e Kosovës.

E menjëherë pas kësaj në një konferencë për media, kryeministri Avdullah Hoti tregoi për hapat e mëtejmë.

Ai tha se pas tetë ditësh do të hapet sistemi online për tërheqjen e 10% nga Trusti.

Hoti tha se prej shumës së paraparë për këtë vit, 365 milionë euro nga buxheti i shtetit, deri tani janë ndarë 280 milionë, për biznese dhe qytetarë.

Kryeministri i vendit shtoi se sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kosova radhitet në mesin e vendeve me pakon më të madhe për rimëkëmbje ekonomike.

Qeveria e Kosovës mund të bie por asnjëherë të shantazhohet, ka thënë kryeministri i vendit, Avdullah Hoti kur është pyetur se a është shantazhuar ekzekutivi nga Lista Serbe lidhur me projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Hoti ka thënë se në ditët e ardhshme do të adresojë disa çështje me Listën Serbe.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !