Kurti nga D.C-në, niset për në Kaliforni

Pas fshirjes së fotove, reagon Luana dhe i bën të gjithë merak

Albin Kurti, po vazhdon të qëndrojë në SHBA.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pas vizitës në kryeqytetin amerikan Uashington D.C., ka udhëtuar në qytetin perëndimor të SHBA-së, San Francisco.

Kurti ka dhënë edhe detaje për vizitën e tij në “Qytetin e Artë”

“Sot nga Uashington, D.C., në San Francisco, Kaliforni për takime me profestionstë e drejtues të kompanive të IT-së.”, tregoi ai në rrjetin social në Instagram.

Kurti po ashtu do të udhëtoj edhe në Teksas. Këshilli për Çështjet Botërore në Dallas “Fort Uorth” në bashkëpunim me komunitetin shqiptaro-amerikan më 12 maj do të presin kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Eventi i quajtur “Pse të investohet në Kosovë?” do të zhvillohet në Ëestin Galleria, duke filluar nga ora 17:30.

“Do të diskutohet fuqia e këtij shteti ballkanas dhe rritja ekonomike e përjetuar që nga pavarësia e tij në vitin 2008, së bashku me sigurinë energjetike, mundësitë e biznesit dhe partneritetet”, thuhet në njoftimin e publikuar.

I pari i qeverisë, duket se këtë vizitë do ta vazhdojë edhe për një javë ku më 14 maj do të mbajë një ligjeratë publike në Universitetin DePaul në Chicago, organizuar nga Departamenti i Studimeve Shqiptare.

Kurti, vizitën zyrtare e nisi më të premten, ndërsa të dje bashkë me ministren Rizvanolli nisën negociatat me MCC-në për një projekt energjetik, vlera e të cilit pritet të jetë mbi 200 milionë euro.