Kurti për vettingun dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme: Morëm dritën jeshile nga Komisioni i Venecias

Kryeministri Kurti: Nuk ka zyrtarë në Bruksel që nuk e pranojnë se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

Kosova merr dritën e gjelbër për nisjen e vettingut dhe byronë për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.

Në Kosovë së shpejti do të nis procesi i Vettingut.

Kjo pasi që Kosova ka marrë dritën e gjelbër nga Komisioni i Venecias.

Përveç kësaj, siç kanë bërë të ditur në konferencë për media kryeministri Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ky Komision ka dhënë dritën e gjelbër edhe për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

“Kur flasim për drejtësinë, mendojmë për pushtet të fuqishëm gjyqësor”, tha Kurti

“Sot jam para jush me ministren e Drejtësisë për të prezentuar fillimin e reformës substanciale në sistemin gjyqësor. Vettingun dhe Konfiskimin e Pasurisë së Paligjshme. Komisioni i Venecias na bind që reformat janë adekuate”, tha tutje ai.

“Vettingu është i domosdoshëm, porsi edhe konfiskimi i pasurisë së paligjshme. Gjithçka çka kërkohet nga Qeveria, do t’i dërgohet Kuvendit, pasi që reforma më nuk mund të pres. Pas miratimit të strategjisë për sundimin e ligjit, reformimin e sistemit prokurorial, hapim rrugën për vettingun e shumëpritur si dhe për ligjin për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme”, tha ai.

“Komisioni për këtë të fundit ka kërkuar zgjerim të kompetencës për verifikim dhe konfiskim të pasurisë së fituar jashtëligjshëm. I gëzohem sot fillimit të ri për sundim të ligjit”, tha Kurti.

Ndërkaq detaje për këtë çështje dha ministrja Haxhiu.

“Ne sapo jemi kthyer nga vizita zyrtare në Venezia. Në të janë votuar opinionet për koncept-dokumentet për vettingun dhe byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Që të dyja këto nisma janë mbështetur nga Komisioni i Venecias dhe kemi marrë dritën e gjelbër për nismën e vettingut por edhe Byronë për Konfiskimin e Pasurisë. Komisioni kërkon verifikimin e niveleve të larta në gjyqësor dhe prokurori”, tha ai.

“Sa i përket Byrosë, sipas anëtarëve, lufta kundër korrupsionit duhet të rritet, dhe konfiskimi civil mund të jetë efektiv. Komisioni jep sugjerime se si një mekanizëm i tillë do të duhej fuqizuar, teksa konfiskimin përfundimtar do ta bëj gjykata. Vetting do të ketë, duke filluar nga krerët e insticioneve të drejtësisë”, tha tutje ai.