Kurti reagon pas mbledhjes së Qeverive : Na duhet më shumë unitet dhe më shumë bashkërendim në politikën rajonale

Hoti merr nënshtetësinë shqiptare

Sot dy qeveritë shqiptare kanë pasur një mbledhje.

Kryeministri Albin Kurti pas një dite që kaloi me Edi Ramën dhe kabinetin e tij qeveritar, thotë se nuk duhet të maten me njëri-tjetrin. Po ashtu, thotë se shqiptarët duhet të kenë më shumë bashkërendim në politikën e rajonit dhe të jashtmen.

Ka përfunduar edhe mbledhja e përbashkët e qeverive, e edhe paraqitja e Kurtit dhe Ramës përballë gazetarëve. Në fund të ditës, Kryeministri Kurti ka përmbledhur ato që u diskutuan e u morën vesh mes vete dy qeveritë.

“Sot zhvilluam takimin e 8-të të përbashkët qeveritar me Shqipërinë për të vlerësuar përparimin që kemi arritur dhe për të nënshkruar marrëveshje të reja në fushat e arsimit, shëndetësisë, rinisë, energjisë, transportit, bujqësisë, si dhe heqjen e kufizimeve kufitare”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kryeministri i Kosovës beson se shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë më mirë dhe thotë se “nuk duhet ta masim suksesin tonë me njëri-tjetrin”. Megjithatë, ai thotë se duhet të ketë më shumë bashkëpunim. Veçon politikën në rajon dhe politikën e jashtme.

“Shqiptarët sot jetojnë më mirë se kurdoherë. Por, ne nuk duhet të matim suksesin tonë me njëri-tjetrin, por të garojmë me botën. Na duhet më shumë unitet mes nesh dhe më shumë bashkërendim në politikën rajonale dhe të jashtme”, ka shkruar Kurti.

“Padyshim që historia do të na gjykojë neve për mënyrën se si e shfrytëzojmë këtë mundësi historike”, thuhet në fund të postimit të tij.