Arrihet marrëveshje për blerjen e Coutinhos nga Aston Villa.
Aston Villa ka arritur marrëveshje me Barcelonën për blerjen e Philippe Coutinho.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se marrëveshja totale është arritur, transmeton Gazeta Express.
Kjo do të zyrtarizohet shumë shpejt dhe Coutinho do të bëhet futbollist i Aston Villas.
Trajneri i Villas, Steven Gerrard raportohet se ishte kyç në këtë transferim.