Lojtarët e Manchester United përleshen në seancën stërvitore – ndërhynë bashkëlojtarët për t’i ndarë

‘Çmendet’ Milan, gati 5 transferime nga Holanda

Përleshje mes lojtarëve të Unitedit në seancën stërvitore – ndërhynë bashkëlojtarët për t’i ndarë.

Sezoni i Manchester United ka shkuar nga e keqja në më keq me dy nga lojtarët e tyre të vjetër që thuhet se janë përfshirë në një përplasje në terrenin stërvitor.

Incidenti tronditës ndodhi afër fundit të një seance stërvitore në bazën e tyre në Carrington të enjten, sipas The Sun.

Dy lojtarët, të cilët nuk përmenden në raport, duhej të ndaheshin nga bashkëlojtarët e tyre.

Kjo e solli seancën stërvitore në një fund të parakohshëm, me skuadrën që u urdhërua të kthehej në dhomën e zhveshjes pas incidentit.

Sherri mësohet se ka lënë të ‘shtangur’ bashkëlojtarët e tyre, që nuk prisnin një ndodhi të tillë nga lojtarë me përvojë.

Ishte dita e parë që skuadra ishte stërvitur së bashku që kur iu dha një pushim katër-ditor nga trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick pas humbjes së tyre poshtëruese 4-0 ndaj Brighton.

Situatat kanë vluar në skuadër pas një fushate zhgënjyese që i ka lënë Djajtë e Kuq pa trofe dhe jashtë konkurrencës për vendet e Ligës së Kampionëve.

United aktualisht është i gjashti, tetë pikë larg katër skuadrës në top katër me vetëm një ndeshje të mbetur në sezonin e tyre – një udhëtim në Crystal Palace fundjavën e ardhshme në ditën e fundit.