Lojtari pëson sulm kardiak në fushën e lojës

Edhe një ngjarje e rëndë ka ndodhur në botën e futbollit.

Lojtar i ekipit el-Wakrah, Ousmane Coulibaly, ka pësuar sulm në zemër gjatë ndeshjes së sotme kundër Al-Rayyan në Katar.

Superliga e Katarit njoftoi se Coulibaly kishte pësuar sulm në zemër, por falë intervenimit të shpejtë, gjendja e tij është stabilizuar.

32-vjeçari u shtri brenda portës, ndërsa pamjet treguan se si lëvizte trupi i tij kur po pësonte sulmin.

Lojtarët e të dyja skuadrave ishin të shokuar nga ajo që kishte ndodhur, dhe u shfaqën të shqetësuar për gjendjen e Coulibalyt. Ata madje i kërkuan gjyqtarit të mos vazhdonte ndeshjen.

Lajme me shume...