Lumir Abdixhiku – Albin Kurtit: Sqarojeni a është e mirë marrëveshja me Serbinë apo jo

Kryeministri Kurti i përgjigjet Haradinajt: Duart i kemi me baltë sepse vendin e kemi gjetur në baltë

Abdixhiku – Kurtit: Sqarojeni a është e mirë marrëveshja me Serbinë apo jo.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kërkuar dy sqarime nga kryeministri Albin Kurti për dakordimin e arritur të martën në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e energjisë eleketrike në veri të vendit.

Abdixhiku tha se “politikani hijeve të veta s’mund t’iu ikë”. Ai tha se Kurti duhet të tregojë nëse marrëveshja është e mirë apo jo.

“Kryeministri Kurti ka nevojë t’i bëjë dy sqarime bazike: e para është logjike, a është marrëveshja e mirë apo s’është e mirë? Nëse është marrëveshja e mirë, që është replikë e një marrëveshjeje paraprake, atëherë me të drejtë mund t’i shtrosh argumentet se po kthehet legjitimiteti në veri dhe po mblidhen të hyrat pas 20 viteve”, tha ai.

“Por nëse marrëveshja s’është e mirë, atëherë duhet të flasim për legalizimin e Serbisë – ju citoj – në Kosovë dhe veri”, tha kryetari i LDK-së.

Abdixhiku e pyeti shefin e Qeverisë se cila është natyra e marrëveshjes, pasi tha se “të dyjat s’mund të jenë”.

“Nëse është dëm e s’është vazhdimësi, atëherë pse na e sjelle Elektroseverin në Kosovë, të cilin e ke kundërshtuar para 4 viteve këtu në foltore”, tha ai.