Lumir Abdixhiku refuzon të jetë ministër në qeverinë Hoti

Haradinaj flet për rrugëtimin 20 vjeçar të AAK-së, thotë se do ta respektoj vendimin e Kushtetueses

Ishte njëri ndër ministrat me të mirë në Qeverinë Kurti.

Emri i ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, është përmendur të jetë pjesë edhe e kabinetit të qeverisë Hoti.

Por siç ka mësuar KOHA, Abdixhiku, nuk po pranon të marrë post në qeverinë e mundshme LDK-AAK-NISMA-Pakicat.

Vendimin që të mos jetë pjesë e kësaj qeverie Abdixhiku ia ka bërë të ditur LDK-së, në mbledhjen e kryesisë së partisë.

“Abdixhiku dje në mbledhje të kryesisë e ka bërë të ditur që nuk e ka në plan të jetë pjesë e kësaj qeverie”, ka thënë ky burim.

Abdixhiku ka qenë kundërshtar i Qeverisë PAN.

KOHA ka tentuar ta kontaktojë Abdixhikun por nuk ka arritur.

Sipas burimeve, në mbledhjen e djeshme pakënaqësi për këtë koalicion kanë pasur edhe Gazmend Muhaxheri, Imri Ahmeti dhe Anton Quni.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !