Marrëveshja bërthamore, Irani kërcënon me “përgjigje shkatërruese” SHBA-të

Presidenti iranian, Hasan Rohani kërcënoi me “përgjigje shkatërruese” nëse Shtetet e Bashkuara nuk i japin fund përpjekjeve për të vazhduar embargon e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj republikës islamike, e cila përfundon më vonë gjatë këtij viti.

Marrëveshja bërthamore e vitit 2015, e nënshkruar mes të Teheranit dhe gjashtë fuqive botërore, diktonte që Irani të heqë dorë nga aktiviteti bërthamor, në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare, përfshirë edhe embargon e OKB-së për armët e cila skadon në tetor.

Por presidenti amerikan, Donald Trump, u tërhoq në 2018 nga kjo marrëveshje, dhe ka nisur nga ana e tij një fushatë të ashpër sanksionesh që e kanë dëmtuar rëndë ekonominë iraniane. Washingtoni e ka bërë të qartë se dëshiron që embargoja në armët e Iranit të vazhdohet. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo u zotua në fund të prillit se do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për vazhdimin e kësaj mase.

Megjithatë, anëtarët e Këshillit të Sigurimit, Kina dhe Rusia, të cilat synojnë të nënshkruajnë kontrata të reja me Iranin për armët, por edhe vendet tjera nënshkruese të marrëveshjes bërthamore, Franca, Gjermania dhe Britania, duket se do ta kundërshtojnë zgjatjen e embargos.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !