Masakër në Etiopi/ Mbi 80 civilë të vrarë në sulmin e fundit, mes tyre edhe fëmijë

Më shumë se 80 civilë, përfshirë fëmijët e moshës dy vjeçare, janë vrarë në sulmin e fundit në Etiopinë perëndimore, sipas komisionit kombëtar të të drejtave të njeriut.
Zëdhënësi dhe këshilltari i lartë për Komisionin Etiopian të të Drejtave të Njeriut (EHRC), Aaron Maasho i tha Al Jazeera-s se masakra ndodhi të martën midis orës 5 dhe 7 të mëngjesit në rajonin e Benishangul-Gumuz, i cili kufizohet me Sudanin dhe Sudanin e Jugut.
“Ne morëm informacion se mbi 80 njerëz vdiqën moshat e të cilëve variojnë nga 2 deri në 45 vjeç”, tha Maasho nga kryeqyteti, Addis Ababa.
Sulmi ndodhi në një zonë të quajtur Daletti, në Metekel të Benishangul-Gumuz, e cila është rrënuar nga dhuna e përsëritur në muajt e fundit që ka lënë të vdekur qindra njerëz.
Rreth 207 njerëz u vranë vetëm në një sulm më 23 dhjetor të vitit të kaluar në Etiopi.

The post Masakër në Etiopi/ Mbi 80 civilë të vrarë në sulmin e fundit, mes tyre edhe fëmijë appeared first on Hapur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !