Mbi 1 mijë e 400 të prangosur gjatë muajit prill për moszbatim të masave ndaj koronavirusit

Kjo është pamja e Germisë sot, për 1 Maj

Mbi 1 mijë e 400 janë prangosur gjatë muajit prill për moszbatim të masave ndaj koronavirusit.

Policia e Kosovës (PK), gjatë muajit prill, ka raportuar për 797 raste të mosrespektimit të masave ndaj pandemisë Covid-19 në tërë Republikën e Kosovës, të cilat kanë rezultuar me prangosjen e 1,463 personave.

Këto të dhëna janë siguruar nga raportet 24 orësh të PK-së, për periudhën 1 prill – 30 prill 2020.

Sipas të dhënave të PK-së, numri më i madh i të arrestuarve ka qenë në rajonin e Prishtinës, ku për 232 raste të tilla janë pr 514 persona.

Në rajonin e Prizrenit janë raportuar 248 raste me 398 persona të arrestuar, në rajonin e Gjakovës 70 raste me 152 persona të prangosur, kurse në atë të Pejës janë raportuar 66 raste me 117 persona të prangosur.

Tutje, në rajonin e Gjilanit është raportuar për 69 raste me 106 persona të përfshirë, përderisa në atë të Ferizajt është raportuar për 33 raste me 71 persona të përfshirë.

Sipas raporteve të publikuara nga ana e PK-së gjatë muajit prill, në rajonin e Mitrovicës së Jugut janë paraqitur 49 raste me 61 persona të përfshirë, ndërsa në atë të Veriut 17 raste me 19 persona të përfshirë.

Ndryshe gjatë muajit në fjalë, në Departamentin e Kufirit janë raportuar 13 raste me 25 persona të prangosur.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !