Mbi 70 raste me koronavirus në Pejë, ja sa mostra do të testohen sot

Suhareka në pritje të rezultateve për 24 persona

Koronavirusi është përhapur në pothuajse në tërë Kosovën.

Mbi 70 raste me COVID-19 janë konfirmuar deri tani në Komunën e Pejës.

Sot nga kjo komunë janë përcjellë 11 mostra për testim për në laboratorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Informacione rreth rasteve në këtë komunë ka dhënë Drejtori për Shëndetësi, Petrit Loci.

Sipas Locit, gjendja e të infektuarve është e mirë.Ai ka treguar se sot kanë përcjellë për testim 11 mostra, rezultatet e të cilave pritet të dalin në mbrëmje.

Loci thotë se aktualisht në këtë komunë janë 66 raste aktive me koronavirus.

“Dy ditët e fundit, gjendja ka qenë më e mirë. Sot i kemi dërguar për testim 11 mostra të personave të kontaktit, dhe po i presim rezultatet në mbrëmje. Deri tani, në Pejë janë konfirmuar 73 raste. Prej tyre, dy pacientë kanë vdekur, pesë janë shëruar. Pra, raste aktive janë 66. Gjendja e të infektuarve është e mirë”, ka thënë Loci.

Ndryshe, mbrëmë janë konfirmuar shtatë raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive janë raste kontakti nga Komuna e Prizrenit, VitiA dhe Mitrovica e Jugut.

IKSHP’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 22 pacientëve.

“Sot më 30 prill 2020, janë shëruar edhe njëzet e dy (22) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e shtatëdhjetë e një (271) raste”, thuhet në njoftim.

Që nga shpërthimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 22 pacientë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 806, ndërsa 271 pacientë janë shëruar.

VINI RE ! - Lajmi qe eshte portuar eshte mare nga portalet tjere. Nese preke privatesine ky lajme ju lutem na informoni ne facebook ne e fshijme lajmin menjehere. Nuk mbajme persiper per lajmet e postuara. KosovaToday nuk eshte Agjensi per Lajme vetem riboton lajmet nga portalet tjere. Me respekt KosovaToday.
Reklamat e meposhtme jane te kompanise MGID nese blini dicka nuk garanton KosovaToday - Jan Reklama te Kompanise MGID.

Lajme te ngjajshme !

Lajme te ngjajshme !