Memli Krasniqi kërkoi që BE të liberalizojë sa më parë vizat për kosovarët

Krasniqi në Bruksel kërkoi që BE të liberalizojë sa më parë vizat për kosovarët.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka takuar Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, me të cilën ka folur për nevojën e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, dhe për nevojën që Këshilli Europian sa më parë të marrë vendimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, njoftojnë nga zyra e PDK-së.

“Raportuesja Von Cramon është njëra ndër përkrahëset më të mëdha të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe ne jemi shumë mirënjohës për angazhimin e saj në raport me këtë çështje tejet të rëndësishme për vendin tonë.”, ka thënë Krasniqi.

Edhe në takimin me eurodeputetin austriak dhe raportuesin për Kosovën të Partisë Popullore Europiane, njëherit Kryesuesin e Grupit të Miqësisë me Kosovë në Parlamentin Europian, Lukas Mandl, bëhet e ditur se kreu i PDK-së theksoi nevojën e pashmangshme për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sepse siç theksoi, ka vite që janë përmbushur kriteret e kërkuara për këtë proces.

“Eurodeputetin Mandl e falënderova për angazhimin e tij në këtë pikë, i cili u pajtua se mundësimi i lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës është urgjent dhe shumë i rëndësishëm. Po ashtu, Mandl, i cili ishte Shef i Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet lokale në Kosovë, na përgëzoi për nivelin e lartë të demokracisë të treguar në këtë proces nga i tërë spektri politik në Kosovë”, shtoi lideri i PDK-së.

Lajme me shume...