Milan ka në skuadër “Henry-in” e ri

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, beson se Rafael Leao mund të arrijë nivelin e Thierry Henry nëse vazhdon të punojë shumë.

AC Milan siguroi një fitore spektakolare ndaj Romës në San Siro. Kuqezinjtë dominuan ndeshjen dhe rezultati mund të ishte më i mirë nëse shtylla nuk do t’i ndalonte lojtarët e AC Milan në tre raste dhe Zlatan Ibrahimovic humbi një penallti.

Edhe një herë Pioli e kaloi kolegun e tij Jose Mourinho,përcjell ORAinfo.

Ndeshja e radhës e Milanit do të jetë kundër Venezias. Të sapoardhurit në Serie A kanë bërë një sezon të mirë deri më tani duke shkaktuar probleme për një sërë kundërshtarësh.

Në konferencën e sotme për shtyp para ndeshjes, Pioli foli për një sërë çështjesh duke i kushtuar vëmendje të veçantë Rafael Leaos.

“Rafael Leao ngadalë po i afrohet 100% por atij i duhet ende kohë. Besoj se duhet të vazhdojë të punojë me ambicie, mund të bëhet një lojtar i fortë në skenën evropiane dhe botërore”, tha Pioli.

Kur u pyet nëse Leao mund të arrijë nivelet e Mbappes, Pioli përgjigjet: “Ai më kujton shumë Thierry Henry-n. Unë mendoj se ai duhet të bindë veten dhe të punojë shumë në mentalitetin që të përpiqet të jetë më ambicioz. Një lojtar me mundësitë e tij duhet të mendojë të arrijë majat e botës, por vetëm talenti nuk mjafton. Leao e kuptoi se ai duhet të punojë në një mënyrë të caktuar”,përfundoi trajneri italian.

Anësori i majtë portugez ka qenë në formë drithëruese këtë sezon. Në 22 paraqitje deri më tani, 22-vjeçari ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 3.
Ish-ylli i Lille po bëhet gjithnjë e më shumë një figurë kyçe për kuqezinjtë me paraqitje të shkëlqyera. Përveç kësaj, Leao është gati të vendosë një kontratë të re pesëvjeçare me AC Milan./ORAinfo/

Lajme me shume...