Milan nis me shpejtësi transferimin e dy super lojtarëve


Milan fillon ‘sprintin’: Dy goditje në mesfushë pranë zyrtarizimit.

Milan është shumë pranë një goditjeje në repartin e mesfushës mirëpo ky repart duket se do të përforcohet edhe me një emër tjetër.

Pas largimit të Donnarummas dhe Calhanoglus, Rossonerët janë alarmuar dhe po kërkojnë të mbajnë emrat tjerë.

Sandro Tonali është shumë pranë arritjes së një marrëveshje për tu bërë përfundimisht një futbollist i Milanit pasi aktualisht ai është nën pronësinë e Brescias.

Bisedimet mes palëve janë duke u zhvilluar shpejt dhe pritet që ky transferim të kapë vlerën e 35 milionë eurove.

Ndërsa emri tjetër që pritet të vijë në San Siro është ai i Tiemoue Bakayoko nga Chelsea, e cila e ka nxjerrë në shitje këtë verë.


Na lexoni...

Edhe informacione tjera

Mundesia me shume...
Pamje me shume...