Ministri Krasniqi tregon se në disa lokale të gastronomisë nuk iu shërbehet komuniteteve

Këta janë kryetarët e komunave që fituan së paku tri herë zgjedhjet lokale

Në disa lokale nuk po iu shërbehet komuniteteve.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka deklaruar se në disa prej lokaleve të gastronomisë në qytete të ndryshme të Kosovës, në forma të ndryshme refuzojnë t’i shërbejnë pjesëtarët e komuniteteve.

Krasniqi tha se është turp se si ende në disa lokale nëpër Kosovë ndodhë kjo, teksa shtoi se për një rast të tillë është informuar dje nga aktivistë nga Gjakova, transmeton lajmi.net.

Ministri njëashtu tha se lokalet të cilat bëjnë diferencime të tilla duhet t’i bojkotojmë të gjithë.

Njoftimi i plotë:

Është turp që ende në lokalet e gastronomisë në qytete të ndryshme të Kosovës, në forma të ndryshme refuzojnë t’i shërbejnë pjestarët e komuniteteve dhe bëjnë diferencime!

Për një rast të tillë edhe dje me informuan aktivistë nga Gjakova. Gjakova është ndër qytetet shembull për bashkëjetesë dhe rastet e tilla nuk duhet të lejohen të ndodhin!

Mbetet angazhim i institucioneve dhe shoqërisë që të garantoj dhe zhvilloj bashkëjetesën dhe mundësitë e barabarta për të gjithë qytetarët.

Lokalet të cilat bëjnë diferencime të tilla duhet t’i bojkotojmë të gjithë!

Personat me ngarkesa raciste nuk duhet t’i mbështesim në zhvillim të tyre!

Lajme me shume...