Ministri Mehaj nënshkruan marrëveshje bilaterale me Letoninë për bashkëpunim ushtarak

E fotografon vetën nga afër, Ryva befason me pamje pasi del nga frizerka

Mehaj: Kosova nënshkruan marrëveshje bilaterale me Letoninë për bashkëpunim ushtarak.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se Kosova ka nënshkruar marrëveshje bilaterale me Letonin për bashkëpunim ushtarak në funksion të sigurisë kontinentale dhe më gjerë.

Mehaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ky memorandum përcakton fushat e bashkëpunimit të dy shteteve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Sot në Ministrinë e Mbrojtjes së Letonisë, bashkë me homologun tim letonez, ministrin e mbrojtjes, Artis Pabriks, nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit.

Ky Memorandum përcakton fushat e bashkëpunimit të dy shteteve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Kosova dhe Letonia kemi histori të ngjashme dhe objektiva të ngjashëm për kontribut në paqen, sigurinë dhe stabilitetin kontinental dhe më gjerë.

Rrugëtimi i Letonisë për anëtarësim në NATO është një ndër eksperiencat e duhura për ne drejtë synimit tonë!”, ka shkruar Mehaj

Lajme me shume...