Ministri Sveçla vendos lule te vendi ku u vra polici Enver Zymberi

MPJD gjobitet 13 mijë euro, ministrja Gërvalla thotë se s’kishin kapacitet për t’i dhënë shpenzimet e Prindon Sadriut

Sveçla vendos lule te vendi ku u vra polici Enver Zymberi.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka folur me rastin e 11-vjetorit të vrasjes së policit, Enver Zymberi. Ai tha se “historia e shtetndërtimit mbanë emrin e Enver Zymberit”, shkruan Express.

Në një postim në Facebook, Sveçla ka publikuar disa fotografi ku shihet se ka vendosur lule në vendin ku është vrarë Enver Zymberi.

“Në 11 vjetorin e vrasjes së Enver Zymberit nga strukturat kriminale të drejtuara nga Serbia, së bashku me kolegët e tij nga Policia e Kosovës ishim në vendin e rënies së heroit ku vendosëm buqetë me lule, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç”, ka shkruar Sveçla.

“Gjeneratat e Policisë kanë shembullin më të mirë të një zyrtari policor, që nuk hoqi dorë nga betimi i tij si polic deri në momentet e fundit të jetës së tij”, ka shkruar ai.