Miratohet nga Qeveria plotësim-ndryshimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore

Djali vret aksidentalisht nënën

Qeveria miraton plotësim-ndryshimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ia ka propozuar sot Qeverisë miratimin e disa projektligjeve në fushën e Shëndetësisë, raporton Gazeta Express.

Ndërsa, Qeveria ka miratuar një varg projektligjesh për këtë sektor, përfshirë këtu edhe projektligjin për plotësim-ndryshimin e ligjit për Sigurime Shëndetësore.

Qeveria miratoi: Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Ligjit numër 04L/123 për Shëndetësi, projektligji për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Sëmundje Ngjitëse, projektligji për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Sigurime Shëndetësore, projektligji për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Shëndetësi Publike, projektligji për plotësim-ndryshimin e ligjit për kontrollin e duhanit e projektligje tjera.

Me këtë rast, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se miratimi i projektligjeve për plotësim ndryshimin e ligjeve do të krijoj siguri juridike dhe do të mbrojë shëndetin e qytetarëve.

“Me qëllim të adresimit të obligimit ligjor është bërë harmonizimi i projektligjeve në fushën e shëndetësisë i cili do të fuqizojë mekanizmat e kontrollit dhe mbikëqyrjes në shqiptimin e sanksioneve kundërvajtëse nga inspektorati shëndetësorë, inspektorati farmaceutik dhe inspektorati sanitar në pajtim me ligjin për kundërvajtje. Miratimi i projektligjeve për plotësim ndryshimin e ligjeve në sektorin e shëndetësisë do të krijojë siguri juridike dhe mbrojtjen e shëndetit, përmes të cilës nga inspektoratet relevante do të ndëshkohet personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik, personi fizik që ushtron biznes individual dhe personi juridik i institucioneve shëndetësore të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.