Monza në kërkim të “dështakut” të Arsenalit

Sot finalja e Superkupës së Francës

Monza në kërkim të “dështakut” të Arsenalit, Pablo Mari

Monza raportohet se ka filluar bisedimet për një transfer të mundshëm të mbrojtësit të Arsenalit, Pablo Mari.

Spanjolli 28 vjeçar është kthyer në Londrën e Veriut në fillim të këtij muaji pas një sezoni pozitiv si i huazuar në Udinese. Ai nuk është i përfshirë në projektin e Mikel Artetas për klubin dhe tani pritet që t’i gjendet një shtëpi e re kur të fillon sezoni i ri.

Sipas TMW, drejtori sportiv i Monzas, Adriano Galliani ka kontaktuar me Arsenalin për të hulumtuar për arritjen e një marrëveshje për Mari, teksa besohet se ata po kërkojnë forcim në mbrojtje.

Skuadra e promovuar në Serie A ka qenë shumë aktive në tregun e transferove këtë verë dhe ata nuk kanë treguar shenja ngadalësimi teksa sezoni i ri i Serie A po afron, ata dëshirojnë të përpiqen dhe së paku ta shmangin rënien nga liga.

Mari ka kontratë me Arsenalin deri më 2024 dhe vlera e tij në treg llogaritet diku afër 5 milionë euro, por Monza mund ta blejë atë edhe më lirë nëse e synon gjithsesi atë.