“Na jepnin 50 dollarë për frymë”, si i rekruton ISIS-i shqiptarët

Dy vite pasi u atdhesua nga Siria, Floresha Rasha ka vendosur të dëshmojë mbi mënyrën se si i është bashkuar grupit të ISIS dhe si rekrutohen shtetasit shqiptarë.

Sipas News24, Rasha ka bashkëpunuar me SPAK, e cila ka nisur hetimet mbi mënyrën se si rekrutohen qytetarët shqiptarë dhe si dërgohen për të luftuar në Siri.

Në dëshminë e saj, ajo shprehet se Genc Balla, imami i cili aktualisht ndodhet në burg, e ka bindur Rashën që të udhëtojë drejt Sirisë së bashku me fëmijët.

Floresha tregon se është nisur nga Prishtina drejt Sirisë. Sipas saj, në kampin ku ishin të vendosur, ato merrnin nga 50 dollarë për frymë për të mbijetuar.

“6 muaj pasi Diamanti shkoi në Siri, mu lut të shkoja dhe unë me fëmijët atje. Më bindi Genc Balla, imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së re. (qëndron në burg”. Udhëtova nga Prishtina bashkë me dy fëmijët, vajzën dhe djalin e mitur. 6 muaj pasi shkova atje, u vra burri im i parë me të cilin kisha një vajzë dhe një djalë. Më pas vendosa të martohem prapë..

Dy vite pasi u atdhesua nga Siria, Floresha Rasha ka vendosur të dëshmojë mbi mënyrën se si i është bashkuar grupit të ISIS dhe si rekrutohen shtetasit shqiptarë.

Sipas News24, Rasha ka bashkëpunuar me SPAK, e cila ka nisur hetimet mbi mënyrën se si rekrutohen qytetarët shqiptarë dhe si dërgohen për të luftuar në Siri.

Në dëshminë e saj, ajo shprehet se Genc Balla, imami i cili aktualisht ndodhet në burg, e ka bindur Rashën që të udhëtojë drejt Sirisë së bashku me fëmijët.

Floresha tregon se është nisur nga Prishtina drejt Sirisë. Sipas saj, në kampin ku ishin të vendosur, ato merrnin nga 50 dollarë për frymë për të mbijetuar.

“6 muaj pasi Diamanti shkoi në Siri, mu lut të shkoja dhe unë me fëmijët atje. Më bindi Genc Balla, imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së re. (qëndron në burg”. Udhëtova nga Prishtina bashkë me dy fëmijët, vajzën dhe djalin e mitur. 6 muaj pasi shkova atje, u vra burri im i parë me të cilin kisha një vajzë dhe një djalë. Më pas vendosa të martohem prapë, me Lavdrim Muhaxherin, (i njohur si një nga kryeterroristët). Pas 3 viteve martesë solla 2 fëmijë, një prej të cilëve ndërroi jetë dhe vajza ka mbijetuar.

Muhaxheri u vra nga një sulm ajror. U detyrova të martohem me një luftëtar në Siri me origjinë nga Irani. Bëra një fëmijë. Shumë shqiptarë erdhën në kamp. Shkonim pranë kampit të ISIS dhe merrnim atje 50 dollarë për frymë dhe me ato para mbijetonim. Kur ndodhi edhe beteja e fundit kur do të transferoheshim në kampin Al-Hol, mu vra dhe vajza që kishte me Diamant Rashën.”, mësohet të jetë shprehur Floresha Rasha.

Ajo tha se në Siri janë vrarë plot fëmijë dhe shtetas të tjerë shqiptarë. Duke qenë se ajo ka pasur një martesë me Lavdërim Muhaxhrin, për prokurorinë shqiptarë konsiderohet një dëshmi dhe provë kyçe, pasi kishte emrat e të gjithë shqiptarëve që ndodheshin atje.

Floresha Rasha ka rrëfyer dhe për rolin e grave në kampet e Sirisë, siç ishte dhe Alrmira Kastrati, nusja e Genc Ballës, imamit të vetëshpallur.

Kastrati kishte një rol kyç për të bindur shqiptarët, gratë dhe vajzat shqiptare që të qëndronin në kampe atje dhe mos të ktheheshin në vendin tonë.