Nasim Haradinaj para Speciales: “Brigadën 138” e formuam bashkë me oficerët amerikanë e shqiptarë, serbët i dinë mirë pasojat

Haradinaj: “Brigadën 138” e formuam bashkë me oficerët amerikanë e shqiptarë, serbët i dinë mirë pasojat.

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj ka dëshmuar sot në Gjykatën Speciale në Hagë.

Gjatë marrjes në pyetje nga avokati i tij mbrojtës Toby Cedman, Haradinaj ka rthënë se është kthyer në Kosovë në momentin kur e ka marrë vesh se është sulmuar familja Haradinaj në Gllogjan të Deçanit, shkruan Gazeta Express.

Haradinaj tha se aty ka qëndruar deri në kohën kur është plagosur.

“Legalisht unë hi në Kosovë si i armatosur më 1 janar 1998. Kthehem shkoj në Australi dhe atje e marr vesh se sulmohet fshati im, konkretisht kushëriri im, ose familja, Haradinaj, Ramush Haradinaj. Prej atje e kam ndërpre vizitën dhe jam kthyer në Kosovë me 1 prill ose 2 prill të vitit 1998 dhe kam ndejt aty derisa jam plagosur”, ka thënë ai.

Ai foli edhe për mjekimin që mori kur u plagos në luftë.

“E kam udhëhequr frontin e luftës përgjatë vijë Hereq-Baballaq-Prilep. Kam qenë aty. Kur jam plagosur ndihmën e parë e kam marrë në Kosovë, pastaj kam kaluar ilegalisht në Shqipërin. Jam mjekuar edhe aty. Pastaj kam shkuar në Suedi për tri javë, jam kthyer dhe e kam vazhduar aktivitetin”, ka thënë ai.

Haradinaj foli edhe për formimin e “Brigadës 138” , në Koshare.

Ai tha se për formimin e kësaj Brigade kanë qenë në konsultim me oficerët amerikan dhe shqiptarë.

Më vonë me kontributet e mia dhe të shokëve të mi kemi arritur të krijojmë ‘Brigadën 138’ në koshare që është i vetmi vend ku merret kazerma ushtarake. Ajo në Koshare është specifike sepse kemi qenë në konsultim me oficerë amerikan dhe shqiptar dhe mendoj se serbët i dinë mirë pasojat e kësaj lufte dhe kësaj Brigade. Madje po xhirojnë film për këtë duke e quajtur xhehenemi ose ferri i Koshares”, ka thënë ai.

Lajme me shume...